Kapen 300 kg "mall i rëndë" në Ekuador, pranga “shefit” shqiptar e grupit

Aktualitet

Një shqiptar është vënë në prangat e policisë greke i dyshuar si drejtues i një grupi të strukturuar kriminal, i cili merrej me transportin e kokainës.

Sipas mediave greke, “truri” i bandës ishin dy grekë dhe një shqiptar i cili njihej me emrin Elias, njëri prej të cilëve është pronari i një kafeneje dhe tjetri merrej me shitje automjetesh.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Përveç arrestimeve në Greqi dhe 6 shtetas të tjerë janë arrestuar në Ekuador. Nga aksioni janë eskuestruar rreth 300 kg kokainë në një veliere me destinacion Australinë.

Operacioni vijon ende në disa shtete. Droga do të blihej nga tre organizatorët për 1.5 mln euro. Gjithashtu mësohet se në Ekuador ka shkuar edhe një oficer i policisë greke për të asistuar policinë ekuadoriane.

ME TE LEXUARAT