Kontrabanda e makinave, arrestohen tre tregtarët në Durrës, nën akuzë edhe 5 doganierë

Kliko per me shume info

Policia ka goditur nje grup qe kryente falsifikimin e doganes se mjeteve qe hynin ne Shqiperi me qellim perifimet financiare. Burimet zyrtare thane se jane ndaluar 3 shtetas dhe jane ekzekutuar 5 masa sigurie në ngarkim të 5 personave fizikë dhe 1 masë sigurie në ngarkim të një personi juridik, si edhe shpallet në kërkim 1 shtetas tjetër.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Specialistët e Hetimit Doganor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, pas një hetimi disa mujor kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar “Silent”.

Kliko per me shume info

Janë ndaluar shtetasit:

• Erdi Çena 29 vjeç, banues në Durrës, në rolin e sekserit;
• Qani Kacmoli 32 vjeç, banues në Durrës, në rolin e sekserit;
• Glodjan Sulaj 35 vjeç, banues në Tiranë, në rolin e sekserit;

Janë ekzekutuar vendimet e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, të cilët kanë vendosur masat e sigurisë si më poshtë në ngarkim të shtetasve:

• Kostandin Risto 59 vjeç, banues në Durrës, me detyrë agjent doganor është vendosur masa e sigurisë “Arrest shtëpie”;
•Mirjan Driza 44 vjeç, banues në Durrës, me detyrë agjent doganor është vendosur masa e sigurisë ” Detyrim paraqitje pranë oficerit të Policisë Gjyqësore”.
• Neritan Bablusha 49 vjeç , banues në Tiranë, me detyrë doganier është vendosur masa e sigurisë “Pezullimi i ushtrimit të një detyrë a shërbimi publik” ;
• Endrit Pllumbi 39 vjeç , banues në Tiranë, me detyrë doganier është vendosur masa e sigurisë “Pezullimi i ushtrimit të një detyrë a shërbimi publik” ;
• Sokol Mehmeti 51 vjeç , banues në Durrës, me detyrë doganier është vendosur masa e sigurisë “Pezullimi i ushtrimit të një detyrë a shërbimi publik”.

Në ngarkim të një shoqërie tregtare, e cila funksiononte si agjensi doganore është vendosur masa e sigurisë me karakter ndalues
” Ndalimi i përkohshëm i ushtrimit të veprimtarive të caktuara profesionale ose afariste”.

Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit Xh.S.

Shtetasit e mësipërm, në bashkëpunim me njëri – tjetrin kanë sjellë mjete nga jashtë shtetit në vendin tonë dhe duke falsifikuar dokumenta kanë ulur vitin e prodhimit dhe i kanë zhdoganuar.

Në këtë mënyrë vlera e zhdoganimit të mjeteve ka qenë më e ulët në vlera monetare se vlera normale bazuar në vitin e saktë të prodhimit të tyre.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Kontrabandës me mallra të tjera” e kryer në bashkëpunim më shumë se një herë dhe “Fallsifikim të dokumentave” e kryer në bashkëpunim më shumë se një herë parashikuar në nenet 174/2 186/2 dhe 248 të Kodit Penal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.