Le monde/ Makron turpëroi Vuçiçin dhe nderoi Thaçin

Bota

Gazeta franceze e referencës Le Monde i ka kushtuar një shkrim incidentit të ndodhur në tribunën e personaliteteve me rastin e 11 nëntorit, përkujtimit të përfundimit të luftës së parë botërore. Jo pak njohësve të kulisave diplomatike u ra në sy fakti se presidenti i Serbisë ishte deklasuar në një tribunë të Rangut të dytë, kurse homologu i tij kosovar, Hashim Thaçi renditej përkrah Putinit, Merkelit dhe Trampit. “Turpërimi dukej edhe më i madh po të mendohet se Serbia nuk e njeh Kosovën”-komenton gazeta.

Diplomatët francezë janë justifikuar se ky ishte një gabim protokolli dhe këtë qëndrim ka mbajtur edhe ambasada franceze në Beograd shkruan e përditshmja që kujton se sipas historianëve Serbia është një nga vendet që ka pësuar më shumë humbje gjatë luftës së madhe dhe një e treta e ushtrisë së saj u shfaros gjatë këtij konflikti.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Por sipas gazetës, serbët mendojnë se shfajësimi francez është i pabesueshëm dhe në këtë “lojë vendesh” asgjë nuk ka qenë e rastësishme. Gazeta boton citimi të presidentit Vuçiç që thoshtë se aty në tribunën ku e kishin vendosur ai nuk i besonte syve për atë që shikonte, duke ulur shikimin përdhe dheduke kujtuar sakrificat e serbëve gjaë luftës.

Gazeta citon gjithashtu edhe spekullimet që vazhdojnë në Beograd se përse mund të ketë ndodhur ky deklasim i Vuçiçit në raport me thaçin dhe e mbyll shkrimin e saj me një premtim të presidentit Serb: “Kur Makron të vijë në fillim të dhjetorit në Serbi, unë do të ftoj me mijra vetë që ta përshëndesin, që ai të kuptojë se ç’është mikpritja serbe dhe si e shohim ne miqësinë e vërtetë”./ Lapsi

ME TE LEXUARAT