Larja e tepërt bën keq, nëse bëni këto gjëra ndoshta po e teproni

Soft

Larja e tepërt bën keq, nëse bëni këto gjëra ndoshta po e teproni

Lëkurë e skuqur? Flokë me yndyrë? Kruajtje në zonën intime të trupit? Bëni kujdes!

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mund të jenë të gjitha sinjale të teprisë me higjienën personale, ose thënë ndryshe po laheni shumë.

Kjo pasi pastërtia e tepërt mund të sjellë pasoja të bezdisshme për trupin tuaj.

Për të kuptuar nëse jeni “tepër” të pastër, bëni kujdes ndaj mesazheve që ju dërgon trupi dhe pikë së pari lëkura juaj.

Nëse lëkura bëhet shpesh shumë e thatë, kjo gjë mund të jetë për shkak të përdorimit të shpeshtë të sapunëve dhe shampove, të cilat shkaktojnë humbjen e ekuilibrit normal.

Por nëse nuk rrini dot pa bërë dush, atëherë përdorni të paktën një krem hidratues.

Gjithmonë lidhur me lëkurën, nëse vini re skuqje apo kruajtje, ka shumë mundësi që të keni larguar të gjithë shtresën e jashtme, ose thënë ndryshe pjesën e përbërë nga qelizat e vdekura, e cila mbron trupin nga agjentët e jashtëm.

Bëni kujdes edhe me kruajtet në zonën intime, pasi sapunët agresiv mund të acarojnë florën natyrale, sidomos tek femrat.

Ndërsa sa i takon flokëve, sinjali i abuzimit me larjen, është zbokthi apo nëse flokët duken shumë të yndyrshëm, shkruan noa.al.

Kështu që kapërcimi herë pas here i larjes së flokëve, sjell në afatgjatë dobi të mëdha.

Edhe boja e flokut ndikohet nga higjiena, kjo pasi ngjyra do të zgjasë shumë më pak, nëse e lani çdo ditë.

ME TE LEXUARAT