Largimi i Angela Merkel, reagon deputeti demokrat

Kliko per me shume info

Pas deklaratës së kancelares gjermane Angela Merkel se nuk do të kandidojë më, ka reaguar deputeti demokrat, Tritan Shehu.

Në një postim në ‘Facebook’, Shehu ka vlerësuar punën e saj ndërsa ka theksuar se ajo në gjuhën gjermane ka ditur të mbrojë interesat e shqiptarëve më mirë se vet ne.

Kliko per me shume info

Më tej deputeti demokrat shkruan se largimi i Merkel do krijojë boshlloqe në politikën europiane.

Postimi i plotë:

Ndërsa Angela Merkel pregatitet te largohet, shume kane shqiptaret per ta falenderuar ate, edhe sepse se fundi ne gjermanisht ajo mbrojti interesat tona, qe u rrezikuan nga disa deklarata ne shqip.
Pa asnje dyshim largimi, qofte dhe gradual i Merkel nga politika, do te krijoje nje boshllek jo lehtesisht te rikerueshem, jo thjesht per Gjermanine, por per Europen e Bashkuar, per Ballkanin Perendimor, per Shqiperine, Kosoven, Maqedonine, per shqiptaret ne terresi, por kjo eshte demokracia…
Eshte e kuptueshme se dicka e tille nuk do te dobesoje lidhjet tona me Gjermanine, mbeshtetjen per ne, por sidoqofte ne duhet te falenderojme thellesisht Merkel per sa beri e deklaroi ne mbrojtje edhe te interesave tona, paqes e integrimit te Rajonit.
Dhe ne duhet te vazhdojme te falenderojme Merkel edhe ndersa duhet e po perpiqemi te krijojme lidhje direkte me pasardhesin e saj.
Ne fakt nuk duhet ta harrojme Merkel-in per shume vite e energji vizionare, qe ajo i dedikoi edhe Rajonit tone, shqipetareve ne ate.
Ne duhet ta falenderojme ate edhe per qartesine e mendimit, qartesine ne qendrim te mbajtur se fundmi edhe ndaj te ashtuquajtures teorie te “demarkacionit” te kufijeve Kosove-Serbi, qe ne thelb nuk eshte asgje tjeter vecse nje tentative e re e copetimit te Kosoves.
Eshte per tu falenderuar thellesisht ajo qe me nje ze te forte ne gjermanisht mbrojti me kaq force sovranitetin tone dhe stabilitetin ne Rajon, ndersa disa te tjere ne shqip ideuan, proklamuan e proklamojne ide te rrezikeshme te krijuara ne serbisht.
Ndoshta keta te fundit po gezojne keto dite, mendojne se mbas Merkel mund tu “hapet rruga”….por gabojne rende, shume rende!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.