Lajm i keq për ju që pini duhan, do e blini më shtrenjtë!

Kliko per me shume info

Paketa e re fiskale parashikon rritjen e akcizës për produktet e duhanit gjatë vitit 2019. Referuar ndryshimeve në ligjin për akcizat, që janë depozituar në Kuvend për kategorinë “duhan tjetër i përpunuar dhe zëvendësuesit e duhanit”, nivelin e taksimit nga 4400 lekë/kg do të bëhet 6000 lekë/kg, gjë që pritet të sjellë edhe rritje cmimesh në treg për cigaret.

“Me qëllim përafrimin e mëtejshëm me Direktivën e BE 2011/64, e cila përcakton nivelin minimal të akcizës për duhanin e grirë të paktën 60 euro për kg, riskedulimi i rritjes siguron një politikë të qëndrueshme taksimi sipas standardeve të BE-së” shkruhet në relacionin e nismës.

Kliko per me shume info

Po ashtu, ndryshimet parashikojnë një rritje të akcizës edhe për kategorinë “Puro, cigarillos dhe cigare me zëvendësues duhani”, që nga 4400 lekë/kg që është aktualisht do të bëhet 6000 lekë/kg.

Ndërkohë, ndryshimet i paraprijnë edhe një produkti të ri që parashikohet të futet në treg. Kategoria “Duhan me ngrohje” do të paguajë akcizë 6000 lekë/kg.

“Arsyeja për shtesën e kësaj kategorie në listën e mallrave të akcizës është se në tregun vendas do të tregtohet një produkt i ri, “duhan me ngrohje”. Referuar njoftimit dhe kërkesës së kompanisë përkatëse, tregtues të këtij produkti, për krijimin e një formati të ri pulle akcize për produktin “Duhan me ngrohje”, në sistemin SICPATRACE. Ky produkt paraqitet në formë cilindrike (sikurse cigarja), por konsumohet vetëm nëpërmjet një aparati, i cili është i prodhuar posaçërisht për të” shkruhet në relacion.

Po ashtu, ndryshimet parashikojnë edhe akcizë për cigaret elektronike./SCAN

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.