Kur do të jetë gati aeroporti i Kukësit? 9 Nëntori ditë e rëndëishme

Kliko per me shume info

Ministria e Infrastrukturës njofton ka parashikuar të zhvillojë një “Site Visit” (vizita në terren) me qëllim informimin e ofertuesve mbi disa detaje konkrete të projekt-idesë, objekt i procedurës konkurruese në fjalë. Vizita është programuar për në datën 9 nëntor.

“MIE, informon ofertuesit e interesuar që nisja për në terren do të bëhet nga MIE (godina qendrore me adresë Rr. Abdi Toptani, nr. 1) në datën 9.11.2018, ora 7:00 (a.m). Nga ora 7:00-7:30 do të bëhet regjistrimi i pjesëmarrësve dhe në 7.30 nisja për në terren tek Aeroporti i Kukësit. Në përfundim të vizitës, pjesëmarrësit do të pajisen me një dokument pjesëmarrjeje, i detyrueshëm për t’u paraqitur në ofertë” njofton ministria.

Kliko per me shume info

Referuar deklarimeve të kryeministrit, punimet e reja për aeroportin pritet të nisin në fillim të vitit të ardhshëm. Pritshmëritë janë, sipas kryeministrit, që ky aeroport të përdoret nga 300 mijë pasagjerë në vit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.