Ku ngjajnë Zheji dhe Fahri Balliu, MeA culpa për krimet e tyre

Kliko per me shume info

Publiku shqiptar ka mbetur i befasuar nga dy ndjesa publike që kanë bërë dy gazetarë kundërshtarë të qeverisë, Fahri Balliu dhe Artur Zheji. Pothuajse të sinkronizuar, Balliu i ftuar në OPEN në Top Channel dhe Zheji nga faqja e tij 360 gradë kanë kërkuar falje për dëmet që kanë shkaktuar në sferën publike. Zheji ka gjetur si mëkat të tij faktin se në rini ka mësuar Ramën të recitojë, ndërsa Balliu se ka prezantuar gjeneral Lleshin me kadarenë dhe e ka bërë pjesë të një instituti që e drejtonte vetë.

Zheji ka shkruar: “Në të vërtetë, unë si autor i këtyre rreshtave publike, kam një pjesë të vogël të fajit, në stërvitjen e këtij bilbili gjyzar, që në të ri të vet, ishte përgjithësisht krejt ndrojtësak e fjalëpak, me pamje të rrejshme hutaqi dhe djali të mirë.Sepse e vija të lexonte dorëshkrimet e Komedive të mia (që i mbiquaja Komedi heroike), dukë përzgjedhur secili nga një personazh, për ti zhdërvjellësuar vëllazërisht komunikimin e ndrojtësakut, që dukej në rrugët e Tiranës, si një UFO gjatosh që çapitej në një mjergull që e paraprinte, ose e ndiqte pas”.

Kliko per me shume info

Ndërsa Fahri Balliu ka thënë: “Për Gjeneralin që nuk e meriton këtë emërim se heshti për mbushjen e Shqipërisë me drogë unë i fërkoj falje shqiptarëve. Atë ma prezantoi një tjetër katolik, Ardian Ndreca dhe unë e prezantova me Kadarenë fabulën e të cilit pastaj e përdori në mënyrë të paskrupullt Rama”.

Pas këtyre “mea culpa” imagjinohet lehtësisht se sa e mirë do të kish qenë Shqipëria, nëse Turi dhe faro do të kishin qenë perfektë./lapsi.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.