Kroacia "kockë e fortë", mund Spanjën

Sport

Kroacia e ka gjetur fitoren përballë Spanjës. Ndeshja e luajtur të enjtën në kuadër të Ligës së Kombeve është fituar nga nënkampionia e botës me rezultat 3-2.

Kroatët kanë qenë të parët që kanë shënuar përmes Andrej Kramaric në minutën e 54, por gëzimi i shumë tifozëve në "Maksimir" nuk ka zgjatur më shumë se sa dy minuta. Daniel Ceballos e ka barazuar rezultatin në minutën e 56-të pas një aksioni të bukur të spanjollëve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Epërsinë prej 2-1 kroatët e kanë krijuar kur Tin Jedvaj ka shënuar në minutën e 69. Spanjollët janë kundërpërgjigjur përmes kapitenit Sergio Ramos, i cili është treguar i saktë nga pika e bardhë në minutën e 78-të.

Kur është dukur që ndeshja do të përfundojë me barazim, ka dalur në skenë edhe njëherë Tin Jedvaj, i cili ka shënuar për 3-2.

ME TE LEXUARAT