Kreu i opozitës në Greqi thirrje qytetarëve, ‘Kaçifas u ekzekutua, por të ruhen marrëdhëniet’

Kosovë&Rajon

Ngjarja në Bularat vijon të mbetet një temë e nxehtë në Greqi.

Për “Kaçifas” ka folur të hënën edhe lideri i partisë “Demokracia e Re” dhe opozitës greke, Kyriakos Mitsotakis.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ngjarjen në Bularat ai e ka etiketuar si një “vrasje”, por ka bërë thirrje që të shmangen deklarata dhe veprime që vendosin në rrezik marrëdhëniet dypalëshe.

Reagimin e tij për precedentin “Bularati”, Mitsotakis e ka dhënë gjatë një interviste për gazetën serbe “Politica”, duke komentuar edhe raportin mes Greqisë dhe Shqipërisë.

“Të shtënat dhe vrasja e një anëtari të pakicës greke në Shqipëri lë shumë boshllëqe dhe rrethana të paqarta të cilat autoritetet shqiptare duhet t’i shpjegojnë. Disa deklarata nga ana e tyre nuk janë të dobishme dhe ne të gjithë duhet të jemi të kujdesshëm. Marrëdhëniet mes dy vendeve duhet të ruhen dhe të mos përkeqësohen nga deklarata dhe veprime të tilla”, tha Mitsotakis.

ME TE LEXUARAT