“Kostandin, ti je heroi ynë, ti jeton”, ministria greke thirrje shtetasve të saj: Vetëpërmbahuni!

Kliko per me shume info

Disa qindra qytetarë grekë kanë mbërritur ditën e sotme në Bularat për të marrë pjesë në varrimin e Kostandin Kaçifës, i cili u qëllua me armë dhe u vra nga forcat RENEA, pasi hapi zjarr ndaj policisë, më 28 tetorin që lamë pas.

Ata kanë nisur të brohorasin e të mbajnë në duar pankarta me shkrimet “Kostandin, ti je heroi ynë” ” Kaçifa jeton, ti na drejton”.

Kliko per me shume info

Ende nuk janë regjistruar incidente, ndërsa ministria e Jashtme greke i ka bërë thirrje shtetasve të saj që do jenë prezentë në ceremoninë mortore të Konstantinos Kacifas që të përmbahen në varrimin e 35-vjeçarit që humbi jetën disa ditë më parë në shkëmbimin me armë zjarri me forcat RENEA.

Në njoftimin e ministrisë së Jashtme greke shkruhet:

Shtetasit grekë që shkojnë në Bularat janë të lutur që të vetëpërmbahen dhe të tregojnë respekt për familjen dhe ceremoninë”.
Varrimi i Kostandin Kaçifës do të zhvillohet në orën 13:00 në fshatin Bularat të Gjirokastrës

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.