“Kisha Ortodokse Serbe kundër korrigjimit të kufirit me Kosovën”

Kosovë&Rajon

Mitropoliti i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Amfilohije Radoviç deklaroi se Kisha Ortodokse Serbe (SPC) është kundër idesë së korrigjimit të kufirit me Kosovën, çështje e cila ka trazuar jo pak politikën kosovare, por jo vetëm.

“Ne ende nuk e dimë se çfarë do të thotë ky demarkacion”, tha Amfilohije në një intervistë për agjencinë ruse TASS.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mitropoliti Amfilohije theksoi mes të tjerash se “dy të tretat e popullsisë së botës nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Shpresojmë që të gjithë ata do të na ndihmojnë, dhe se me ne do të jenë ato vende evropiane, që nuk e kanë mbështetur pavarësinë e Kosovës, pavarësisht presionit të Shteteve të Bashkuara.

Shpresojmë që çështja e Kosovës do të kthehet në kuadrin e së drejtës ndërkombëtare, Rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe të gjitha rregullave ndërkombëtare mbi çështjet e kufijve”.

ME TE LEXUARAT