Këto tre ushqime qetësojnë dhimbjen e stomakut menjëherë

Kliko per me shume info

Të gjithë përjetojmë probleme me stomakun herë pas herë. Qofshin këto intoleranca nga ushqimet që hamë apo gjendje të tjera, arsyet mund të jenë të shumta. Dhimbjet mund të vijnë nga gastriti, refleksi acid, intoleranca ndaj laktozës, stresi, dehja etj. Nëse përballeni me një dhimbje stomaku, nuk është nevoja të merrni mjekime. Mund ta qetësoni fare mirë me këto tre ushqime:

XHINXHER
Xhinxheri ka një ndikim të mahnitshëm në shëndetin tonë të stomakut. Redukton inflamacionin ashtu si aspirina, ibuprofeni ose anti-inflamatorë të tjerë. Promovon qarkullimin e gjakut që ndihmon në tretje më të mirë. Ai ndihmon që ushqimi të rrjedhë pa probleme nëpër traktin digjestiv, i cili na lejon të absorbojmë më shumë lëndë ushqyese. Parandalon gazrat dhe relakson muskujt e brendshëm të zorrëve, gjë që na jep lehtësim nga dhimbja e stomakut.

Kliko per me shume info

MUSTARDË
Edhe pse kjo tingëllon pak e pabesueshme, të ngrënit e një luge gjelle me mustardë bashkë me ushqimin tuaj të përditshëm mund të jetë një shtesë vërtetë e mirë për dietën tuaj. Ajo ka disa efekte të forta anti-inflamatore dhe anti-acide të cilat mund të zvogëlojnë apo edhe të shërojnë dhimbjet tuaja të stomakut.

ORIZ
Së bashku me pataten, tërshërën dhe ushqime të tjera me niseshte, orizi ndihmon të “mbulojë” stomakun, të lehtësojë tretjen dhe ka një efekt qetësues. Ushqime të tilla nuk qëndrojnë gjatë në stomak dhe nuk stimulojnë acidin refluks.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.