Këto produkte nuk duhet t’i konsumoni kur jeni me grip

Soft

Sa herë që jemi të sëmurë me grip gjëja e parë që në bëjmë është pirja e çajit ose konsumimi i supave të pulës. Këto dy ushqime sigurisht që bëjnë mjaft mirë për shëndetin tonë, po shpesh ne konsumojmë edhe gjëra që e përkeqësojnë edhe më tej situatën.

Këto ushqime nuk duhet t’i konsumoni kur jeni me grip:
Karamelet dhe ëmbëlsirat: Sheqeri dobëson rruazat e bardha të gjakut të cilat janë çelsi për luftimin e infeksioneve. Mos I konsumoni ato dhe gjithashtu lëngjet që përmbajnë sheqer deri sat ë ndiheni më mirë.

Karbohidratet: Nqs doni të hani pasta, bukë apo karbohidrate të tjera mendohuni mirë pasi ato treten duke u kthyer në sheqer dhe arsyen sapo e thamë më sipër.

Alkooli: ndikon drejtpërdrejtë në dehidratim. Të jëni i pa hidratuar kur jeni sëmurë ndikon në dhimbje më të madhe në trupin dhe kockat tuaja

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ushqimi pikant: Mund t’ju ndihmojë për të pastruar hundët e bllokuara. Por mos e përdorni kur keni të përziera sepse vetëm do të përkeqësojë gjendjen.

Fast Food: Ushqimi yndyror mund të shkaktojë inflamacion, duke shtypur sistemin imunitar. Ata gjithashtu mund të jenë më të vështirë për t’u tretur se karbohidratet dhe proteinat, kështu që mundohuni t’i shmangni nqs keni përzierje ose dhimbje barku.

ME TE LEXUARAT