Kërcënon Rama: Lleshi do bëhet zv/ministër i Brendshëm, nuk mbaron me kaq

Aktualitet

Pas përhapjes së lajmit se Sandër Lleshi u emërua ditën e sotme si zëvendës ministër i Brendshëm nga kryeministri Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj vijon të jetë ende ministër, kreu i qeverisë ka kërcënuar përmes një mesazhi në Twitter.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai ka bërë me dije se ditën e nesërme, pavarësisht mosdekretimit nga ana e Presidentit Meta, Kuvendi do të miratojë drejtimin e Ministrisë së Brendshme nga Sandër Lleshi.

Rama shkruan në Twitter:

Dakordësi e plotë në Grupin Parlamentar. Kuvendi do të miratojë nesër dekretin e Presidentit për shkarkimin e ish-ministrit të brendshëm. Sandër Lleshi do të marrë drejtimin e MB si zëvendës ministër. Por nuk mbaron me kaq. Për më shumë do t’i drejtohem Kuvendit nesër në 10.00".

ME TE LEXUARAT