“Ke një merimangë”, 23-vjeçari arrestohet pas veprimeve të çuditshme

Kliko per me shume info

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur një burrë nuhat dhe provon flokët e një vajze, ndërsa ndodhen në ashensor. Burri i tha vajzës së re, se kishte një merimangë në kokën e saj. 23 vjeçari, i quajtur në mediat lokale si Z. Zhong, filloi të prekte flokët e viktimës së tmerruar, në ashensorin e një apartamenti Yunlin County, Taivan, më 7 nëntor.

Burri i tha vajzës se do të hiqte merimangën nga flokët e saj, por teksa kaluan dy minuta, ai thjesht po nuhaste flokët e zeza, duke i vënë në gojë, ndërsa vajza thuajse ishte paralizuar nga frika.

Kliko per me shume info

Vajza më në fund u largua dhe i tregoi të dashurit të saj, që raportoi rastin tek rojet e sigurisë së ndërtesës. I riu u arrestua në dhomën e tij në të njëjtën ndërtesë. Denoncuesi tha: “E dashura ime u ndesh me perversin brenda ashensorit. Pas një kohe, ai i tha të dashurës sime se ajo kishte një merimangë në flokët e saj. E dashura ime nuk dysho në fillim, por pas një kohe, ajo ndjeu se diçka po shkonte keq”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.