Juristi tegon arsyen pse Lleshi nuk mund të jetë ministër i Brendshëm

Politikë

Emërimi i zëvendës ministrit të Brendshëm Sandër Lleshi paraditen e sotme shkaktoireagime të shumta nga radhët e politikës.

I ftuar në studion e emisionit “Top Talk” në Top Channel, juristi Jordan Daci ka komentuar emërimin e tij.

Daci u shpreh se presidenti Ilir Meta ka të drejtë të mos shpjegojë arsyet për mos-dekretimin të Sandër Lleshit në postin e ministrit të Brendshëm, kjo shpjegohet edhe në Kushtetutë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Më tej, ai ka theksuar se Sandër Lleshi nuk mund të jetë ministër i Brendshëm, sepse një kandidaturë, e cila nuk është miratuar brenda 7 ditëve, duhej kthyer dhe të sillnin një tjetër emër.

“Presidenti ka të drejtë të verifikojë plotësimin e kritereve për të dekretuar një emër. Por presidenti nuk jep arsye për mos-dekretimin. Kushtetuta e ka të ndaluar që ushtarakët të ushtrojnë dy detyra, ose dy funksione njëkohësisht. Aktet e Presidentit të shtetit nuk kanë nevojë për arsyetim.Në thelb ka një qëndrim, që presidenti nuk është i detyruar të japë shpjegimin e tij, dhe pse do të japë arsyet e veta kur ti kërkohen. Theksoj se Presidenti është organi kontrollues i shtetit. Ngërçi kushtetues nuk zgjidhet me emërimin e Lleshit si zëvendës ministër i Brendshëm”, – ka thënë Daci.

Një kandidaturë, e cila nuk është miratuar brenda 7 ditëve, duhej kthyer dhe të sillnin një tjetër emër. Shanset për të shkarkuar presidentin janë 0. Është gjykata kushtetuese , ajo e cila mund të gjykojë nëse presidenti e shkeli ligjin apo jo”,-nënvizoi juristi.

ME TE LEXUARAT