Ishte nisur për në varrimin e Kacifas, kush është ekstremisti grek i ndaluar në Kakavijë?

Kliko per me shume info

Ashtu siç pritej në varrimin e Kostandinos Kacifas kanë marrë pjesë shumë persona, ku shumica kishin ardhur nga Greqia teksa kanë hyrë në Shqipëri nëpërmjet pikës kufitare të Kakavijës.

Kjo ka qenë arsyeja që policia kufitare kishte marrë masa të rrepta për të mos lejuar hyrjen në territorin tonë të ekstremistëve apo personave të dyshimtë që mund të shkaktonin ndonjë incident në Bularat të Gjirokastrës.

Kliko per me shume info

Në kufi janë kryer kontrolle të shumta ku mes të kontrolluarve është ndaluar ekstremisti Babis-Harallambos Karathanos, i lindur në Greqi por prindërit e tij janë me origjinë nga Dropulli.

Karathanos nga viti 1982-1989 ka qenë kryetari i SFEVA – (Bashkimi i Studentëve për Luftën e Vorio-Epirit).

Po ashtu, Karathanos ka qenë deputet i partisë “Demokracia e Re”, e cila njihet për pikëpamjet esktremiste të djathta.

Nuk kishte si të mos vihej re prezenca e Babis-Harallambos Karathanos në Kakavijë, pasi ky i fundit është i njohur në vendin tonë duke qenë se ka marrë pjesë në shumë aktivitete të zhvilluara nga minoriteti grek në Shqipëri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.