Ish-ministri i qeverisë bën një 'profeci' për ministrin e ri të Ramës

Aktualitet

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka bërë një “profeci”:

“Listës së zyrtarëve të përkohshëm i shtohet edhe Sandër Lleshi”, shkruan ai në Fb, duke e vendosur në kornizë të kuqe thënien e tij, por jo pa zhgënjim: “Çfarë shteti! Flasin edhe për Kushtetutë pa le!”

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sandër Lleshi nuk u dekretua nga Presidenti i Republikës, i cili nuk ishte i bindur në këtë kandidat të zgjedhur nga kryeministri Edi Rama.

Megjithatë, përkundër mosderektimit, kryeministri e përfundoi procedurën nga fillimi deri në fund, duke e ulur vetë Lleshin sot në karrigen e Xhafajt, pasi e shkarkoi këtë që në mëngjes me votim në Kuvend.

ME TE LEXUARAT