Incidentet në Bularat, reagon Rama: Jam mes dy zjarresh, qirie Kadrinj

Aktualitet

Kryeministri Edi Rama komentoi ngjarjen në Bularat të Gjirokastrës.

Me një postim në Twitter, kreu i qeverisë tha se po sulmohet jo vetëm nga mediat greke, por edhe nga ato shqiptare, duke shtuar se kjo gjë nuk i bën aspak përshtypje.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Sipas kokave të përndezura të politikës greke e kazanëve të atjeshëm, dje i paskam hedhur benzinë zjarrit, ndërsa sipas Kadrinjve tanë politikë e mediatikë, paskam pranuar në heshtje përdhosjen e vendit! S’ka më mirë se sa i sulmuar nga dy palë qirie Kadrinj që s’i duhen dreqit”, shkruan Rama në rrjetin social.

ME TE LEXUARAT