I mori jetën kreut të njësisë Selenicë, zbardhet dëshmia e autorit

Kliko per me shume info

Konflikti për pronën ka çuar në vrasjen e kreut të njësisë administrative të Selenicës dhe autori i dyshuar i ngjarjes është Admir Dedaj.

“Kam pasur konflikt më parë për pronën me Fatmir Hodajn”. Kështu deklaron një ditë pas vrasjes, Admir Delaj.

Kliko per me shume info

Gazetari Enrik Mehmeti ka siguruar për ‘BalkanWeb’ dëshminë e autorit të ngjarjes, i cili ka pranuar krimin para oficerëve të policisë. Ai tha se dje kishte qen i ulur në një lokal para pak ngjarjes me viktimën.

“Ishim në dy tavolina të ndryshme dhe filluam të bënim fjalë. Në lokal filluam t’i hedhim fjalë njëri-tjetrit”, tha ai.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi dje në orën 14:55, në një lokal në fshatin Kotë. Viktima dhe autori kanë qenë të dy në lokalin e fshatit, ndërsa mes tyre papritur nisi një debat, që degjeneroi deri në përdorimin e armës.

Mësohet se pas konfliktit Admir Delaj ka shkruar në banesën e tij dhe prej aty ka marrë armën e gjahut dhe më pas është rikthyer në lokal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.