I arrestuari i sotëm nga Interpoli, Doktor Shkencash dhe pedagog te Ekonomiku

Kliko per me shume info

Policia e Tiranës ka arrestuar një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Dritan Shoraj.

I arrestuari i sotëm nga policia, i kërkuar nga Intrepoli, për llogari të drejtësisë italiane, ku ishte dënuar me burg për trafik droge është Doktor Shkencash, pedagog te fakulteti i Ekonomisë në Tiranë.

Kliko per me shume info

Policia njoftoi se Seksioni i Forcës së Operacioneve Speciale dhe Kërkimit në D. V. P., Tiranë në bashkëpunim me Interpol Tirana në sajë të informacioneve të marra në rrugë operative kapi dhe arrestoi përkohësisht shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar Dritan Shoraj, 47 vjeç, banues në Tiranë.

Gjykata e Apelit në Venecia/ Itali e ka dënuar këtë shtetas me 4 vite e 20 ditë burg për veprën penale “Pjesëmarrje në trafikun e lëndëve narkotike”, parashikuar nga nenet 110 dhe 81 të Kodit Penal Italian. Veprimet e mëtejshme për këtë shtetas do të kryhen nga zyra e Interpolit Tiranë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.