I afërm i biznesmenit të ekzekutuar, kush ishte viktima e atentatit në Shkodër

Aktualitet

Dy persona të maskuar organisures të një atentati në Shkodër i kanë marrë jetën shtetasit Fatos Ferracaku, i afërm i biznesmenit Arjan Ferracaku, i cili u ekzekutua në një atentat me datë 1 shtator.

Arjan Ferracaku u qëllua me breshëri kallashnikovi ndërsa ndodhej në zonën e Livadeve pranë Liqenit të Shkodrës për të bërë stërvitje me kuaj bashkë me rreth 5-6 persona të tjerë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

I riu ashtu edhe si miqtë e tij, po përgatitej për garën me kuajt, që do të organizojë Akademia e Hipizmit “Vllaznia” më 15 shtator. Gara do të organizohet në Velipojë, pranë hotel “Fantazia” që është dhe në pronësi të Ferracakut.

Ndërsa i plagosuri, Fatmir Mehaj është një tregtar në tregun e Shkodrës, aktualisht ndodhet në spitalin e Shkodrës nën kujdesin e mjekëve.

Gjithashtu mësohet se plagosja ka ndodhur vetëm pak metra larg vendit ku iu vendos tritol Lulzim Kullës, i njohur ndryshe si i forti i Shkodrës, tashmë i prangosur.

Ndërkohë që në zonën e Livadhes në Dobrac është gjetur një motocikletë e djegur, e cila dyshohet se iu përket autorëve.

ME TE LEXUARAT