Shqiptari Hysaj në 10-shen e më të shtrenjtëve

Kliko per me shume info

Futbollisti Elseid Hysaj është një nga mbrojtësit e krahut më të vlerësuar në botë.

Çdo muaj, observatori i futbollit “Cies” azhornon vlerën e transferimeve të lojtarëve që bëjnë pjesë në 5 kampionatet më të rëndësishme të Evropës, bazuar në algoritmin e tyre ekskluziv, duke prezantuar top listën e 10-shes më të kushtueshme për çdo repart.

Kliko per me shume info

Ajo që bie në sy në këtë klasifikim të ri është pikërisht renditja e Elsejd Hysajt, aktualisht pozicionohet i 7-i për mbrojtësit e krahut të djathtë, ndërsa kartoni i tij vlerësohet me 51 milionë e 300 mijë euro, duke lënë pas Hector Bellerin të Arsenalit, Lucas Hernandez të Ateltico Madrid dhe Alvaro Odriozoaln e Real Madrid.

Në këtë mënyrë, legjionari shkodran vlerësohet si një ndër futbollistët më të kushtueshëm në organikën e Panuccit.

Hysaj prej tre vitesh ka pasur një ecuri shumë pozitive me Napolin në Serinë A italiane ndërkohë që këtë sezon numëron 11 prezenca në të gjitha kompeticionet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.