Hapet qelia për ish-kryeministrin Gruevski, fillojnë kontrollet

Kliko per me shume info

Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski tashmë duhet të përballet me dënimin e dhënë nga gjykata, ndërsa lëvizjet e para kanë nisur menjëherë nga autoritetet e shtetit fqinj.

Ende nuk është konfirmuar zyrtarisht, por mediat në Maqedoni raportojnë se Shërbimet e Këshillit Penal kanë shkuar në shtëpinë e Nikolla Gruevskit për t’i dorëzuar vendimin. Pas mbërritjes në shtëpi, të afërmit kanë deklaruar se Gruevski nuk ndodhet në shtëpi, por shërbimet po punojnë për të bërë lokalizimin e ish-kryeministrit.

Kliko per me shume info

“Nëse Gruevski nuk gjendet dhe nuk paraqitet në Burgun e Shutkës deri në orën 24:00, shërbimet e këshillit do ta presin seancën gjyqësore të ditës së hënë, ku Gruevski gjykohet për një rast tjetër të Prokurorisë Speciale, për t’i dorëzuar vendimin”, raporton Alsat.

Nëse edhe këtë herë dështon procesi i dhënies së vendimit, policia ka të drejtë të bëjë arrestimin e Gruevskit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.