Gruaja mbytet në Mifol të Vlorës, policia s’ka polumbarë ta kërkojnë

Kliko per me shume info

Një grua dyshohet se është mbytur ditën e djeshme teksa ka qenë duke kaluar në urën e Mifolit, në Vlorë.

Gruaja duket se është rrëmbyer nga uji i lumit dhe ka humbur konktaktet me familjarët, të cilët kanë lajmëruar policinë, por duket se askush nuk e ka vënë ujin në zjarr.

Kliko per me shume info

Sipas personit që ka sjellë pamjet pranë redaksisë së JOQ.al dhe që ndodhet në vendngjarje, gruaja, e cila mësohet të jetë M. Nexhipi, është zhdukur prej orës 18:00 të ditës së djeshme.

Duke parë mosreagimin e instancave shtetërore, kanë qenë vetë banorët e zonës ata që kanë nisur kërkimet me anë të një varke të thjeshtë.

Ata kërkojnë ndihmë për gjetjen e trupit të zonjës si dhe për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Deri më tani nuk ka asnjë reagim zyrtar nga policia e Vlorës, e cila është kontaktuar sëfundmi nga JOQ.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.