Grekët nisin provokimet në Bularat, nazisti i Agimit të Artë drejton turmën

Kliko per me shume info

Ka nisur prej disa orësh mbërritja e shtetasve grekë në kufirin shqiptar. Shumë prej tyre kanë mundur të hyjnë në tokën shqiptare e t’i drejtohen Bularatit me flamuj grek e me pankarta në duar.

Ata nuk i kanë kursyer edhe provokimet, teksa 35-vjeçarin Kaçifas, varrimi i së cilit është lajmëruar për në orën 13:00, e cilësojnë hero, ndërsa vijojnë thirrjet për Epirin e Veriut.

Kliko per me shume info

Ndërkaq, historiani Arben Llalla raporton se Theodhoris Theodhoraqis, drejtues i lartë i sigurimit të partisë naziste Agimi i Artë, ndodhet në Bularat dhe drejton turmën me thirrje antishqiptare.

Siç raportohet, fluksi i grekëve që po hyjnë në territorin shqiptar për të qenë pjesë e ceremonisë mortore të Kaçifas është i madh.

Mësohet se radha në territorin grek arrin deri në 3 km, ndërkohë që policia po kryen kontrolle fizike mbi çdo person.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.