Gjykata Kushtetuese, Vasili sulmon Ramën

Kliko per me shume info

Pas emërimit të gjeneralit Sandër Lleshi në detyrën e zëvendës ministrit të Brendshëm, ka reaguar kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili.

Në një postim në ‘Facebook’, Vasili ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama.

Kliko per me shume info

Sipas tij, Rama ‘mërzitet’ që nuk ka Gjykatë Kushtetuese për të emëruar ministrin e ri të Brendshëm “në vazhdimësinë e trafikut dhe krimit, një nga çinonvniket e tij freskeberes”.

Postimi i plotë:

Cfare llumi ne krye te qeverise…….
Per kryeministrin qe te përlante teatrin s’kishte rendesi Gjykata kushtetuese se priste puna.
Edhe per marreveshjen e detit nuk kishte asnje problem per kryeministrin se nuk ka Gjykate Kushtetuese.

Ndersa per te emeruar minister ne vazhdimesine e trafikut dhe krimit, nje nga çinonvniket e tij freskeberes, kryeministri merzitet fort se s’ka Gjykate Kushtetuese.
Po ky kryeministër qe nxori njemije felliqesira nga goja per presidentin Nishani, aq sa i hoqi edhe portretin nga zyrat, sot permes megafoneve te lodhur i referohet idiotesisht ish presidentit Nishanit.
Cfare zgjyre dhe llumi ne krye te qeverise….

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.