Gjendet e pajetë Kim, ish-gruaja e reperit të njohur

Showbiz

Është gjetur e pajetë në shtëpinë e saj modelja dhe aktorja Kim Porter.

Kim Porter ka qenë partnerja e reperit Diddy për më shumë se 13 vite, nga viti 1994 deri në 2007-ën.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Janë familjarët dhe miqtë e reperit që kanë konfirmuar vdekjen e 47-vjeçares Porter.

Kim u gjet pa shenja jete në banesën që ka në Los Angeles, mirëpo shkaqet e vdekjes së saj mbeten mister megjithëse kishte disa javë që ajo ishte e sëmurë me grip dhe merrte mjekime për pneumoni.

Kim Porter dhe Diddy kanë 3 fëmijë sëbashku, vajzat binjake Jessie James e D’Lila  dhe djali Combs.

Ndarja nga jeta e Kim Porter ka shokuar jo pak artistët e huaj, të cilët nuk kanë ngurruar të postojnë në rrjetet sociale keqardhjen e tyre.

Mes emrave që kanë folur për vdekjen e Kim janë , Nicki Minaj, Keke, Lala, Tayana Taylor, Larsa Pippen, Usher, 50 Cent, Ludacris, Rihanna dhe Drake.

ME TE LEXUARAT