Mesha për Kacifas, Forcat Speciale greke shfaqen në Bularat

Kliko per me shume info

Historiani Arben Llalla thotë se gjatë meshës së mbajtur sot në Bularat të Gjirokastrës janë parë njerëz të ardhur nga Greqia me veshje të forcave speciale të ushtrisë greke.

“Sot në kishën e Bularatit janë parë njerëz të ardhur nga Greqia me veshje të forcave speciale të ushtrisë greke. Njeriu me bluzë të zezë është njeri nga forcat greke…”- thotë Arben Llalla.

Kliko per me shume info

Mesha në Kishën e Bularatit është zhvilluar një javë nga vrasja e ekstremistit grek Kostandinos Kacifa nga RENEA. Në meshë merrnin pjesë të afërm dhe nëna e 35-vjecarit të ndjerë.
5bdf26ad7bdffe Ema

NGJARJA:
Në prag të zhvillimit të festes se Greqisë, e cila si çdo vit u organizua edhe në qendër të fshatit Bularat në Gjirokastër, të shtëna me armë tronditën zonën. Policia, e cila ishte stacionuar në qendër të fshatit për mbarëvajtjen e festës menjëherë është nisur ne drejtimin nga janë dëgjuar të shtënat, ndërsa identifikoi edhe personin që qëlloi me armë. Kostandin Kaçifa sapo ka parë shërbimet e policisë që po afroheshin në drejtim të tij ka hapur zjarr me breshëri ndaj punonjësve të policisë duke rrezikuar jetën e tyre.

Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka punonjës policie të plagosur, por vetëm është thyer xhami i mjetit të policisë. Policia menjëherë ka rrethuar zonën ku përsëri ky shtetas ka hapur zjarr në drejtim të punonjësve të policisë që po e ndiqnin. Shtetasi Kostandinos Kaçifa u fut në thellësi të fshatit ku forcat “Shqiponja” dhe shërbimet e tjera të Drejtorisë Vendore të Policisë vijuan krehjen e zonës për të bërë të mundur kapjen e tij.

Në ndihmë të shërbimeve të Policisë së Gjirokastër shkoi dhe nje helikopter i Ministrisë se Brendshme dhe forcat speciale RENEA nga Tirana, te cilat benee te mundur edhe lokalizimin e autorit. Por pasi nuk iu pergjigj thirrjes se policise per t’u dorezuar, 35-vjecari qëllonte me armë zjarri, ndërkohë që mbeti i vrarë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.