Fillon trajnimi i policëve me motorë fluturues

Teknologji

Policët në Dubai kanë nisur të trajnohen me motoçikleta fluturuese për të luftuar krimin.

Policia beson se S3 2019, e projektuar nga një firmë në Kaliforni, do t’iu ndihmojë që të reagojnë me shpejtësi në terrene të vështira për t'iu përgjigjur rasteve emergjente.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në një video të publikuar shihet një zyratr policie ndërsa mëson sesi të drejtojë një motoçikletë fluturuese me katër helika në një fushë futbolli në Dubai.

Motoçikleta do të futet në veprim në vitin 2020 me dy ekipe që po mësojnë tashmë sesi ti pilotojnë ato, raporton CNN.

Designers Hoversurf paraqiti pajisjen fluturuese tek autoritetet e Dubait në GITEX, një panair vjetor i teknologjisë në Dubai.

Njerëzit e zakonshëm gjithashtu mund të jenë në gjendje të blejnë paisjen për 150.000 dollarë, por duhet të testohen nëse janë të aftë t’i pilotojnë.

Kompania tha se mund të siguronin 30 ose 40 pajisje për Dubai, nëse policia është e interesuar dhe tha se zbatimi i ligjit i emiratit kishte të drejta ekskluzive për të porositur aq automjete që nevojiten.

https://video.dailymail.co.uk/preview/mol/2018/10/29/1070525632032687958/636x382_MP4_1070525632032687958.mp4

ME TE LEXUARAT