Oficeri i policisë, pazare për prokurorin me të kërkuarin

Kliko per me shume info

Fiks fare denoncoi veprimet e një oficeri të Policisë Gjyqësore, i cili bën pazare për prokurorin me një person të shpallur në kërkim. Me zë dhe figurë, oficeri bisedon me këtë person, duke e instruktuar si të veprojë me organet e drejtësisë. Niko Hysaj denoncoi në emisionin investigativ se vëllezërit e tij po mbahen padrejtësisht në burg. Ai thotë se ata janë denoncuar për plagosje të lehtë dhe më pas ka ndryshuar akuza në plagosje të rëndë. Sipas Nikos, dy vëllezërit e tij kanë pasur konflikt me kushëririn e parë për çështje pronësie.

Ai denoncoi veprimet e gjykatës dhe të oficerit të policisë gjyqësore Elton Mustafa, i cili i ka mashtruar, duke u kërkuar para, por nuk ka bërë asnjë veprim. “Gjatë kohës që vëllezërit e mi u arrestuan dhe do dilnin në gjyq në apel, kontakton me oficerin Elton Mustafa. Ai na tha se do na ndihmonte për këtë çështje. Ky oficeri na kërkoi lekë për prokurorin. Nga ky moment që kërkonte lekë, fillova që ta inçizoja. Më tha se në Apel duhen 500 euro për person, nga 1 milionë për prokurorin dhe 2 milionë për ekspertizën. I thashë vëllait të vogël, i cili ishte në ndjekje, dhe ai nuk pranoi” thotë Niko.

Kliko per me shume info

Më tej shton se, vëllai i tij, duke mos pasur lekë, u arratis nga salla e gjyqit dhe gjatë kohës që ishte në kërkim, e ka takuar disa herë OPGJ-në Elton Mustafa. “Ai ka regjistruar disa herë takimet dhe bisedat që bënte me këtë oficer. Kur ishte gjyqi në shkallën e parë, ka ardhur dhe e takuar vëllanë. I ka thënë që të shtyjë gjyqin se do merret vendimi. Arsyeja e shtyrjes ishin lekët, që të mos i fusnin në burg. Nuk e shtymë seancën atë ditë dhe prokuroria kërkoi 4 vjet burg për njërin dhe 3 për vëllanë tjetër. Gjykata ua rriti dënimet 5 dhe 4” vijoi më tej qytetari. Pyetjes se kur e takoi OPGj-në, ai tha se “kur u dha vendimi nga shkalla e parë. I thoshte ti duhet të ikësh, të fshihesh, do të vinë do të kapin në shtëpi, këto gjëra” përfundoi Niko Hysaj.

Fiks Fare siguroi bisedat mes personit të shpallurit në kërkim dhe OPGJ-së, ku ky i fundit e instrukton si të veprojë kur policia t’i shkojë për kontroll.

BISEDA MES OPGJ-së, TË DËNUARIT DHE FAMILJARËVE TË TIJ
Oficeri policisë – He ça po bën?
Vëllai i të dënuarit – Hiç pa gjumë jam. Farë u bë?
Oficeri u policisë – U shty atë ditë?
I dënuari – Jo.
Oficeri i policisë – Pse nuk e shtynë avokatët? Pse?
Motra e të dënuarit – Nuk deshën avokatët.
Oficeri i policisë – Pse
Vëllai i të dënuarit – Gjoja jemi llafosur me gjykatën me njëri e tjetrin. Morën vendimin.
Motra e të dënuarit – 5 vjet për Sokolin, 4 vjet për Taulantin
Oficeri i policisë – Prokurori kishte kërkuar më pak. Më thanë do kërkojmë më pak të arrijmë të marrim me kusht.
Vëllai i të dënuarit – Ata kërkuan më shumë.
Oficeri i policisë – Si ka mundësi? Edhe gjyqtari tha jam llafosur me gjykatën.
Vëllai i të dënuarit – E kërkuan më shumë. S’ka ndodhur ndonjëherë.
Oficeri i policisë – S’ka ndodhur
Motra e të dënuarve – Ti kërkojmë ndihmë prokurorit neve.
Oficeri I policisë – Ai më tha ta dërgoi kaq, që të ngelet sa më pak tha, që të plotësojnë kushtin më tha që …
Motra e të dënuarve – Ta ulë se sipas gjykatës ai ta ulë.
Oficeri i policisë – Vajta e që e shputë që të ngelët dënimi domethënë një gjykim i shkurtuar që të pranonte… Që të kalojë me kusht tha, që të mos kemi kanale të tjera sepse llogarit edhe këtë pastaj do kërkohet kjo. Që ta ndryshojmë se kësaj s’kemi çti bëjmë. Po ça ata paskan kërkuar kastile që të mos marrë kusht fare.
Vëllai i të dënuarit – Gjoja e morën vesh kë keni futur ju në gjykatë.
Oficeri i policisë – Nuk ishte futur njeri tek gjykatësi. Unë ju thashë thuaj avokatit ta shtyj kaq. Tjetrit ia lashë porosi me të shtyrë. Biles sa u ktheva sot në mëngjes, dola direkt në operacion. Kur mori në telefon, s’po e njihja numrin fare nga që i kam bërë ristart telefonit. Po s’ka shanse të ndodhë kështu. Ajo s’ka ndodhur që gjykata të japë më shumë se prokuroria. A i the shtyje avokatit?
Vëllai i të dënuarit – Po i thamë, i thamë.
Oficeri i policisë – Edhe.
Vëllai i të dënuarit – Po nuk na dëgjon avokati.
Oficeri i policisë – Si ka mundësi?
Vëllai i të dënuarit – Jo s’ka gjallë në botë me këto prova që kemi, s’ka gjykatë në botë që të vendos fajtor tha.
Oficeri i policisë – Lërmë fajtor, unë të thashë që në fillim që ato nuk janë gjëra të mira të mos mashtroi avokati. Të vesh një ditë më para, t’i thoje byrazerit bëhu i sëmurë. Po s’ka gjë, avokati të dorëzonte një kërkesë.
I dënuari – Të mos hynit.
Oficeri i policisë – Një urgjencë familjare, dua të iki, nuk marr dot pjesë. Muhabetin e kam lënë të shtyhej dhe pasi të shtyhej do bëhej biseda. E kam marrë dje dhe vërtet është se ka futur një mik të fortë, po ai s’ka marrë takim, se unë fola në telefon tashti. Kur më mori në telefon, fola. E takove? Unë s’jam tha e di muhabeti si të ashtu tha po pa merak, kur të kthehem do të them unë çfarë do bëhet. Asgjë më shumë, asgjë më pak.
I dënuari – Po ça do bëhet?
Oficeri i policisë – Apelojmë direkt.
I dënuari – Dhe e apelojmë.
Oficeri i policisë – Ti mos rri në shtëpi.
I dënuari – Jo, unë do iki fare tek tezja.
Oficeri i policisë – Ti mos rri fare këtu.
I dënuari – E di, e di.
Oficeri i policisë – Se të morën fotografinë tani direkt.
I dënuari – E di.
Oficeri i policisë – Ti nuk e di a e di, biles unë si nip që jam atje më thanë a e njeh? Nuk e njoh I thashë. Dhe nga telefoni im fshije numrin. Mbaje mënd numrin kështu.
I vëllai I dënuarit – Po e kemi atë.

Oficeri i policisë – Jo pra ai tha o Elton unë do bëj atë që se ka bërë njeri. Me kusht që të dilni të dy me kusht që të mos përsëritet kjo vepër penale, të mos bëhet kjo që të mos bëhen gjëra të tjera, unë këtë do kërkoi më tha. Vendimin e të apelohet direkt. E di si më tha ky shoku, më tha më ke zënë aq ngusht sa nuk di ku të vete, do të kërkoj këtë… Hape gojën vetëm të bëhet. Më thanë të kërkoja shtatë. Jo i thashë dhe unë do kërkoj kaq, kaq që të binte një e treta e dënimit që të dënohesh me kusht. Këtë e dija më tha po nuk e shkrova. Amnistia është një tjetër gjë, plagosja e rëndë nuk quhesh për bashkëpunimin. Ulem të tëra, kanë kërkuar shumë burg prokurori, unë e kam lënë kaq, me kaq mos më ngacmo se e di çdo bëj. Prandaj më kishte marrë dje në darkë. Të paktën ti mos u duk as në shtëpi as në fshat. Sot ke njerëz në fshat, në rregull, sot ke njerëz në fshat në kërkim të arrestimit në shtëpi. Do vetë ta takoi çfarë mundësi tjetër ka ky. Po pse se kanë lënë edhe ky tha do marrin me kusht ai do dali me kohën që ka vuajtur brenda tha ai, ndërsa ky do… Po të them edhe një herë, avokati dorëzo një kërkesë do ta shtyj dhe vendoste një javë më vonë për shembull dhe brenda një jave do ishte rregulluar.

Po ata pse kanë vajtur? Unë kështu i thashë ore këtej bëhet, andej s’bëhet se është dorëzuar kërkesa në mungesë të atij gjykatësi merr masë tha ai. Kurse për avokatin s’ka ç’thotë thjeshtë dorëzon një kërkesë dhe p.sh. për arsye shëndetësore urgjentë, apo çështje urgjente për një problem nuk mundet të marrë pjesë në orar e shtymë për një ditë tjetër. Nuk është shumë e…
Motra e të dënuarve – Të na kishe marrë nja dy ditë më përpara ti kishim rregulluar gjërat para.
Oficeri i policisë – Në atë moment është, nuk ka ndonjë gjë ishte tre orë katër orë përpara. Atëherë ktheu përgjigje ai tjetri, atëherë ktheu përgjigje. Në atë moment, unë atë po prisja. Mori në telefon, hë, ku je më tha mua, hajde, shtyje më tha mua. Në rregull thashë po të thuash, t’i shtyje, shtyje unë s’po them ndonjë gjë tjetër. Ai tjetri se bën dot, se e ka me zarar ta shtyjë, ndërsa këta e shtyjnë fare kollaj. Në rregull, që të thashë shtyjeni. Aq më tha, punë e mbaruar.
Motra e të dënuarve – Ata ishin të besës, po të na kishte bërë
punën ne ishim të besës, sa të na kërkonin.

Oficeri i policisë – Po nuk ishte muhabeti i besës, unë kam vajtur e kam hapur gojën vetë na do ua sjellë unë, vetëm të mbyllej. Po problem është se nuk më thoshin as ata më thoshin prit të them unë, prit të them unë, në atë moment tha hajde ku je? Po, në atë moment më tha mua hajde ku je, shtyje më tha mu do flasim do rregullohemi. Në rregull, më tha do rregullohemi e dinte vetë se çfarë do bënte ai. Unë e mora me mënd që do rregulloheshin, pse se kanë bërë këta?

Motra e të dënuarve – E djallosi në fund gjykatësi.
Oficeri i policisë – Kanë kërkuar shumë dënim, mbi prokurorin. Prokurori më tha unë jam i bindur do marrin kusht. Ai mu betua se do marrin kusht, ik më tha mos e nga këtë gjë. Në rregull, në rregull. Kushtin do merrje tre vjet, nuk do bëje si vepër penale si plagosje e rëndë. Ja kaq. Mirë, mirë do vemi tek apeli do takojmë atë prokuroren, do gjejmë një njeri qysh tek. Kudo janë njerëz të Korçës, mos e vra mendjen për atë punë se njerëz ka plotë. Kanë një çik problem se s’duam të dëgjojnë shumë s’duan të afrohen shumë se janë ato të vetingut. Dhe në apel kur të vejë, do vemi e të takojmë një njeri atje, do i fusim një njeri prokurorit, do i vemi se dy prokuror janë atje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.