“Fikëm dritat, fishekët vinin në oborr”, dëshmitë e para pas eliminimit të Harizajt në Durrës

Kliko per me shume info

I frikshëm për banorët e zonës ka qenë atentati i bërë mbrëmjen e djeshme ndaj Edison Harizajt, 39-vjeçarit nga qyteti i Vlorës, i cili ngeli i vrarë brenda makinës së tij në Durrës ku edhe u plagos 33-vjeçari Genci Caci.

Njëra prej zonjave që banon në zonën e njohur si “Rruga e Çamëve”, ka treguar se çfarë ka dëgjuar dhe përjetuar në momentet e para të atentatit, kur zhurma e breshërisë së kallashnikovit mbërriti në shtëpinë e saj.

Kliko per me shume info

Ajo shprehet për Klodiana Haxhirajn:

Ishte ora rreth 11:00. Ne ishim ulur në divan në shtëpi me djalin dhe po bisedonim. Dëgjuam breshëri kallashnikovi. Fikëm dritën për momentin.
Ithashë djalit çfarë bëhet kështu. Djali më tha se ka filani kallash mos qëllon ai. Pasi fikëm dritat, djali hipi lart dhe më tha se e paskan vrarë një person se dukeshe.
Nuk dolëm fare se kishim frikë se nga vijë  plumbat në oborr. Pas 5 minutash erdhi policia. Djali hipi në tarracë dhe po shikonte. Makina e autorëve mori kthesën dhe iku me shpejtësi”.
Ndërkaq, një tjetër zotëri ka treguar për momentin kur ka dëgjuar të shpërthejë një makinë pranë shtëpisë së tij.

Bëhet fjalë për automjetin tip Benz 240, i cili u gjet i djegur në zonën e Fllakës në Durrës dhe mendohet të jetë një prej mjeteve pjesëmarrëse në atentat.

Për ABC News, burri shprehet:

Ishte zhurmë shumë trishtuese sepse nuk dëgjohen zhurma të atilla. Mendova se mund të shpërthejnë mina, absolutisht që nuk e mendova ashtu. Vetëm që fëmija dhe gruaja u trembën shumë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.