Erdogan: Eliminimi i gazetarit Khashoggi u urdhërua nga nivele më larta të Arabisë Saudite

Kliko per me shume info

 

Presidenti turk, Erdogan ka shkruar për gazetën “The Washington Post”një artikull me titull, “Ka ende shumë pyetje që Arabia Saudite duhet t’u japë përgjigje rreth vrasjes së Jamal Khashoggi”.

Kliko per me shume info

Gazetari saudit, Jamal Khashoggi nuk është parë më që prej 2 tetorit ku ai hyri për procedurat e martesës në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll.

Kështu ka deklaruar Erdogan i cili vazhdon më tej:

Turqia brenda periudhës 2 mujore që ka kaluar ka përdorur të gjitha mundësitë që ka për të zbardhur të gjitha detajet mbi ngjarjen e ndodhur. Si rezultat i përpjekjeve tona e gjithë bota ka mësuar se Jamal Khashoggi është vrarë nga një njësi vrasësish me gjakftohtësi. Është zbuluar saktësisht se vrasja ka qenë e planifikuar më parë”.
Sipas presidentit turk, qartësimi i të gjitha detajeve të kësaj ngjarjeje të urryer është shumë e rëndësishme.

Ai shkruan më tej:

Gjetja e përgjigjeve të disa pyetjeve që nuk janë më të parëndësishme se këto detaje, do të sigurojë që të kuptojmë më mire këtë ngjarje të urryer. Ku është trupi i Jamalit? Kush është ‘bashkëpuntori lokal‘ për të cilin autoritetet saudite pretendojnë se ia kanë dorëzuar trupin? Kush e ka dhënë urdhrin për vrasjen e këtij njeriu? Fatkeqësisht autoritetet saudite refuzojnë t‘i përgjigjen këtyre pyetjeve. Ne e dimë se autorët e vrasjes (së gazetarit Jamal Khashoggi) janë brenda 18 të dyshuarve të kapur në Arabinë Saudite. Dimë po ashtu se këta persona kanë ardhur për të përmbushur urdhrin e dhënë ndaj tyre për të “vrarë Khashoggi-n dhe për tu larguar nga Turqia”. Ne gjithashtu e dimë mirë se urdhri për masakrimin e Jamal Khashoggit ka ardhur nga autoritetet më të larta të qeverisë saudite.”
Gjithsesi, presidenti turk e qartëson gjithashtu se është e pamundur që besojë se urdhrin për vrasjen e Jamal Khashoggi ta ketë dhënë mbreti Selman.

Shkrimi vazhdon më tej:

Ndërsa vazhdojmë të kërkojmë përgjigje, dëshiroj të theksoj se Turqia dhe Arabia Saudite gëzojnë marrëdhënie miqësore. Është e pamundur të besoj që urdhrin për vrasjen e Jamal Khashoggi ta ketë dhënë mbreti Selman. Prandaj, nuk ka asnjë arsye për të besuar se vrasja e tij pasqyron politikën zyrtare të Arabisë Saudite. Në këtë kuptim, do të ishte gabim që vrasja e Khashoggi të shihet si një “problem” midis dy vendeve.”
Gjithsesi, presidenti Erdogan qartëson gjithashtu se miqësia me Rijadin, e cila bazohet në një kohë të gjatë, nuk do të thotë se Turqia do të bëjë një sy të verbër ndaj vrasjes së paramenduar që u krye para syve të turqve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.