EMRI/ Arrestohet ‘mashtruesi’ italian në Rinas, do të ekstradohet drejt Francës

Aktualitet

Një shtetas italian ka rënë në pranga nga Policia shqiptare sot me qëllim ekstradimin e tij drejt Francës.

Sipas një njoftimi nga uniformat blu mësohet se  “Alessandro Giorgi, 41 vjeç, banues në Itali. Ky shtetas është person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Parisi/Francë”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

NJOFTIMI I PLOTË

Arrestohet përkohësisht një shtetas italian i shpalluar në kërkim ndërkombëtar me qëllim ekstradimi drejt Francës.

Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas bënë arrestimin provizor të shtetasit italian të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

– Alessandro Giorgi, 41 vjeç, banues në Itali.

Ky shtetas është person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Parisi/Francë, pasi Gjykata De Dresse në Francë ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Mashtrimi” parashikuar nga nenet 313/1, 313-1 Al.2, 313-7, 323-8 të Kodit Penal Francez.

Ky shtetas po udhëtonte nga aeroporti i Romës në drejtim të aeroportit të Rinasit, ku dhe u bë arrestimi provizor i tij.

Veprimet e mëtejshme për këtë shtetas do të kryhen nga zyra e Interpolit në Tiranë.

ME TE LEXUARAT