EMRAT/ Arrestohet në Itali pronari shqiptar i klubit të futbollit, me të edhe 4 vëllezërit

Kliko per me shume info

Policia italiane ka vene ne pranga 22 persona ne Brescia dhe Bergama, ne kuader te nje operacioni kunder nje organizate kriminale.

 

Kliko per me shume info

Mediat italiane bejne me dije se mes tyre kane perfunaur ne pranga 5 vellezer shqiptare, me mbiemer Sallaku, mes tyre edhe Gëzim Sallaku, Presidenti shqiptar i klubit italian të futbollit ‘Darfo’ në Serinë D në Itali.

Sipas mediave italiane qe i referohen policise, në banesen e tij u gjetën 3 armë zjarri pa leje dhe municion.

Ne tetor ishte arrestuar nje nga vellezerit, Saimir Sallaku i cilesuar si bosi i grupit të trafikut të heroinës.Nderkohe qe se fundi jane arrestuar per armembajtje pa leje dhe perfunduan ne burg Gezim, Isuf, Gazmir e Taulant Sallaku.

E shkuara, arrestimi ne 2015

Nuk është hera e parë qe Gezim Sallaku ka hesape me drejtesine. Presidenti 43-vjeçar i Darfo Calcio në të kaluarën ishte ne hetim per mashtrime tatimore. Ai u arrestua ne prill te 2015 nga policia italiane me akuzat e pastrimit të parave dhe mashtrimit.

Mes të arrestuarve është edhe Gëzim Sallaku, president i ekipit të futbollit Darfo, pronar i disa restorante dhe hoteleve në provincën e Brescia-s dhe në fushën e liqenit të Iseo-s.

 

Lajmi në “Corriere della Sera”
42-vjeçari është president i klubit të futbollit Darfo, të cilin e bleu nga pronari historik Ennio Bandini.

Sallaku rezulton person me precedentë penalë, pasi në vitin 2002 përfundoi pas hekurave për trafik makinash luksoze të grabitura në Itali dhe të rishitura në vendet e Europës Lindore.

Prokuroria italiane thotë se Sallaku dinte të ‘lëvizte mirë’ si në Itali dhe jashtë vendit.

Sipas autoriteteve italiane Sallaku falsifikonte dokumentet e qarkullimit, në mënyrë që automjetet të lejoheshin të transportoheshin nga Marseja në Afrikën e Veriut, përkatësisht në Libi. Në urdhër thuhet se ai ishte gjithashtu në gjendje për të ndërtuar lidhje me stafin aktual të portit të Barit. Duke bërë kështu qarkullim të mëdha parash.

Sakaq kjo bandë kriminale vidhte materiale ndërtimi dhe i riciklonte jashtë vendit. Materialet eksportoheshin në mënyrë të paligjshme në Libi dhe Shqipëri.

Mediat italiane shkruajnë se Sallaku në Itali, ku jeton e punon prej vitesh, ka krijuar një perandori duke blerë disa restorante përveç Darfo-s. Sallaku njihej me nofkat “talebani” dhe “Zim”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.