Emëroi Sandër Lleshin zv.ministër dhe nuk pranoi mosdekretimin e Metës, ja çfarë rrezikon Rama 3 vitet e ardhshme

Kliko per me shume info

Neni 103 thotë:

Ministër mund të caktohet kushdo që ka cilësinë për deputet.
Ministri nuk mund të ushtrojë asnjë veprimtari tjetër shtetërore dhe as të jetë drejtues ose anëtar i oligarkëve të shoqërive fitimprurëse.
Anëtarët e Këshillit të ministrave gëzojnë imunitetin e deputetit.

Kliko per me shume info

Ditën e sotme Rama në një mbledhje të posaçme të qeverisë së tij, përsëriti dhe e bëri fakt të kryer duke lënë Sandër Lleshin në postin e zv.ministrit të Brendshëm por me kompetencat e ministrit.

Por çfarë rrezikon kryeministri Rama me këtë forcim të pozitës së Lleshit në Ministrinë e Brendshme?

Duke mos çuar një emër të ri në Presidencë për dekretim, Rama do të qeverisë me një zëvendës ministër dhe njëkohësisht bllokon përfundimisht çdo ndryshim në qeveri deri në përfundim të mandatit të tij udhëheqës.

Por nga ana tjetër e medaljes, nëse Rama do i kishte çuar presidentit Meta një emër të ri për dekretim pas atij të Lleshajt që u kthye mbrapsht duke pranuar mosdekretimin e tij, de fakto Rama do të pranonte konsultimin me Ilir Metën për çdo emër në qeveri.

Pra me lëvizjen e sotme ku Sandër Lleshi u la në krye të ministrisë së Brendshme si zv.ministër, Rama ka nuk mund të bëjë për tre vitet e ardhshme asnjë ndryshim në qeveri.

Ky konflikt Presidencë-Kryeministri mund të zgjidhet nga Gjykata Kushtetuese, por ky institucion është shuar për momentin nga procesi i Vetingut.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.