Emërimi si zv.ministër, Xhafaj ka një mesazh për Lleshin

Politikë

Fatmir Xhafaj, i dorëhequr nga posti i Ministrit të Brendshëm disa ditë më parë, në një deklaratë për mediat, ka bërë një bilanc të punës së tij.

Ndërsa solli në vëmendje gjithçka bërë gjatë një viti, Xhafaj një mesazh, e dha edhe për Sandër Lleshin, emrin e propozuar nga kryeministri Edi Rama për ta zëvendësuar në postin e Ministrit të Brendshmën, por që ende nuk është dekretuar nga Presidenti Ilir Meta.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Gjej rastin t’i uroj pasardhësit tim, ministrit të ri të Brendshëm shumë sukses në detyrën që shumë shpejt do të marrë, duke qenë i bindur se me eksperiencën dhe formimin që posedon, ai do t’ju qëndrojë, mbrojë dhe promovojë më tej vlerat e Policisë së Shtetit.

Ai është tashmë në bordin e një treni të nisur, tren i cili uroj të eci edhe me më shumë shpejtësi”.

ME TE LEXUARAT