Eliminimi i Kaçifas, befason deputeti grek: Imagjinoni një turk në Traki me kallashnikov që ngre flamurin?!

Aktualitet

Ish-ministri i Arsmit, deputeti grek i SYRIZA, Nikos Filis ka folur hapur lidhur me vrasjen e minoritarit Konstandinos Kacifas nga forcat Renea ne Bularat dhjete dite me pare.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pyetur per kete ngjarjen, në një intervistë për TV Creta, ai ka thene se duhet kuptuar drejt se ngjarja ka ndodhur ne Shqiperine e Jugut dhe jo ne Vorio Epir, transmetojne mediat greke.

“Është jugu i Shqipërisë. E them kete dhe jam i kujdesshëm në atë që them. Është jugu i Shqipërisë dhe jo Vorio-Epiri! Janë toka shqiptare, dominon popullsia shqiptare dhe aty jeton edhe minoriteti grek, që fatkeqësisht është në një masë të vogël për shkak se është  larguar. Por kjo është histori tjetër“, ka thene ai.

Me tej ka hequr nje paralele, duke bere kete hamendesim: “Nese një person merr kallashnikovin në një vend të huaj dhe ngre flamurin grek! E imagjinoni dot sikur një turk të vijë në Traki me kallashnikov dhe të ngrejë flamurin turk e të qëllojë kundër policisë?! Çfarë do të thonit?!”, tha ai.

ME TE LEXUARAT