Ekzekutohet dikush sa herë luhen ndeshje futbolli, si planifikohen eliminimet në Shqipëri?

Kliko per me shume info

Mbrëmjen e së martës së 6 nëntorit vëmendja ishte përqendruar në ekranet e TV-ve në shumicën e lokaleve apo bareve. Luhej Inter – Barcelona në fazën e grupeve të Champions League dhe një sfidë e tillë nuk mund të të bënte indiferent edhe nëse nuk je tifoz i këtyre dy skuadrave.

Por ky atentat i vënë në zbatim gjatë kohës që luhej një ndeshje e rëndësishme futbolli duket se nuk është dhe aq rastësi. Nëse bën një vëzhgim në të kaluarën gjen mjaft raste kur krime të rënda kanë ndodhur kur në TV luheshin sfida të rëndësishme që kishin marrë vëmendjen e miliona njerëzve në botë.

Kliko per me shume info

ARSYET

Pyetja që ngrihet normalisht është: “Pse ka vrasje të rënda gjatë kohës që luhen ndeshje të rëndësishme të futbollit?” “Lapsi” pyeti specialistë të kriminalistikës të cilët shpjeguan se kjo lidhet me 2 arsye. Së pari vrasjet lidhen me konflikte të çastit për shkak të grumbullimeve të shumta në bare, lokale dhe vende të tjera publike. Duke shtuar edhe konsumimin e alkoolit apo drogërave të ndryshme edhe konflikte banale kthehen në raste të përgjakshme.

Së dyti, grupet mafioze zgjedhin pikërisht këto ditë për të kryer krime për disa arsye. Objektivi i tyre në rast të ndeshjeve të futbollit ka një arsye për të dalë nga shtëpia dhe gjendet lehtësisht në ambiente publike. Mbipopullimi i rrugëve është një mundësi e mirë për të humbur gjurmët.

Në të tilla mbrëmje edhe vëmendja e policisë është e shpërqendruar për shkak të grumbullimeve të shumta në ambiente publike, ose edhe vetë forcat e rendit e ulin nivelin e gatishmërisë gjatë kohës së ndeshjeve të futbollit. Edhe gazetarët që mbulojnë ngjarjet e aktualitetit konfirmojnë se kriminelët hidhen në aksion, kur “yjet” e futbollit zbresin në fushë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.