Ekstremistët non grata, reagon Greqia: Shqipëria të mos rëndojë marrëdhëniet

Kliko per me shume info

Ministria e Punëve të Jashtme greke ka reaguar për shpalljen non grata të 52 shtetasve grekë.

Përmes një deklarate, MPJ e Greqisë thotë se mbeten të përkushtuar në ndërtimin e marrëdhënieve të besimit, por të njëjtën gjë presin edhe nga fqinjët e tyre.

Kliko per me shume info

“Në këtë konjukturë delikate, presim nga Shqipëria që të qëndrojë larg nga deklarata dhe akte që rëndojnë klimën e marrëdhënieve tona”.

Presim sqarime të bazuara për shpalljen masive të 52 grekëve “non grata” prej autoriteteve shqiptare. Mbetemi të vendosur në ndërtimin e marrëdhënieve të besimit, dhe të njëjtën gjë, presim edhe prej fqinjëve tanë”, përfundon deklarata e Ministrisë së Jashtme greke.

52 shtetas grekë janë shpallur non grata nga Shqipëria për shkak të thirrjeve ekstremiste gjatë ceremonisë mortore të Kostandin Kaçifas.

Në një deklaratë për mediat ku bëri me dije këtë vendim, zëvendësministri i Brendshëm, Sandër Lleshi, siguroi se askush nuk mund ta marrë urtësinë e shqiptarëve si dobësi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.