Edhe eurodeputeti flet për Lleshin: Kam rekomandime pozitive, s’e di pse Meta…

Kliko per me shume info

Eurodeputeti Knut Fleckenstein ka komentuar emërimin e Sandër Lleshajt në krye të ministrisë së Brendshme si dhe konfliktin Rama-Meta për këtë emërim.

Në një konferencë për mediat, i pyetur nga gazetarët, Fleckenstein u shpreh se informacionet për kreun aktual të ministrisë së Brendshme janë të gjitha pozitive dhe se zotëria në fjalë ka një CV të pasur, por eurodeputeti nuk nguroi të shtonte se nuk i di arsyet që e kanë çuar Metën drejt refuzimit.

Kliko per me shume info

Ai tha:

Informacioni që kam sa i takon Sandër Lleshit janë të gjitha pozitive, por nga ana tjetër nuk e di është i plotë pasi presidenti mund të ketë informacione më të thella që çojnë në marrjen e vendimit të tij.
Nuk jam unë personi që ta kritikoj presidentin se nuk i di arsyet. Nga organizatat ndërkombëtare pritet mirë, Lleshaj ka CV dhe është i pranueshëm, megjithatë kjo nuk përjashton informacione të tjera që mund të ketë presidenti.
Kështu që s’mund të përgjigjem më konkretisht kësaj pyetjeje”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.