E rëndë në Kamerun, rrembehen 78 nxenës të një shkolle

Bota

Një ngjarje e rëndë është shënuar gjatë mengjesit të sotshëm në Kamerun.

Dhjetëra persona, kryesisht nxënës, janë rrëmbyer nga një shkollë në perëndim të këtij sheti.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Të paktën 78 nxënës dhe tre persona të tjerë, duke përfshirë drejtorin e shkollës, u rrëmbyen mëngjesin e së hënës në Bamenda, raporton BBC.

Drejtuesit lokalë kanë fajësuar për këtë ngjarje militantët separatistë.

Rajonet e Veriperëndimit dhe Jugperëndimit të Kamerunit janë goditur nga një kryengritje separatiste gjatë viteve të fundit.

Milicia, që ka kërkuar pavarësinë e dy rajove që flasin anglisht, bëri thirje për një bojkot të shkollave.

Por asnjë grup nuk mori përsipër rrëmbimin e nxënësve në Shkollën e Mesme Presbyteriane, e cila ka nxënës të moshës ndërmjet 10 dhe 14 vjeç.

ME TE LEXUARAT