Dy të rinj pjesë e kartelit në Gjermani i këndojnë në sallën e gjyqit padrinos shqiptar

Aktualitet

Dy të rinj që merreshin me shpërndarje droge në Gjermani kanë dalë para togave të zeza në Gjermani, ku kanë vendosur të flasin rreth punëdhënësit ose “padrinos” së tyre shqiptarit Fiqret D., ku ky i fundit do të dalë në gjyq me 16 nëntor.

Kjo foto është bërë në një sallë gjyqi në Regensburg të Gjermanisë, ku të rinjtë kanë dalë para gjykatës së të rinjve për të zbardhur të plotë procesin kundër kartelit shqiptar të drogës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërkohë që Fiqret D. pritet të dalë në gjyq, “MittelBayerische” bën me dije se dy të rinjtë kanë folur në seancën e tyre dhe kanë pranuar se ishin pjesë e grupit të shpërndarjes së drogës ndryshe nga pjesa tjetër e grupit.

Pasi dy nga shtatë tregtarët e drogës në mes të moshës 20 dhe 55 kishin dëshmuar tashmë në ditën e parë të gjykimit, dy të pandehurit e rinj kanë lëshuar deklarata në të cilat ata janë pajtuar kryesisht me akuzat e formuluara në aktakuzë.

I pandehuri i parë për që foli dje ishte 21-vjeçari Kejdi T., i cilinë gjykatë tha se në të vërtetë donte të njihej ndryshe në Gjermani. Sipas Kejdit ai ishte përpjekur të studionte avokati në Gjermani, por nuk mundi dot të regjistrohej për shkak se i mungonin dokumentat.

Kështu që ia u regjistrua në Tiranë ku përfundoi edhe dy semestra dhe kjo u vërtetua edhe nga pala shqiptare.

Ndërsa dëshmitari tjetër Alesjo S. rrëfeu se në vend të futbollit kishte marrë rrugine  shpërndarësit. Ai u shpreh se ka luajtur futboll për FK Kosova.

Gjyqi do të vazhdojë të premten, më 16 nëntor në ora 9 me më shumë deklarata.

ME TE LEXUARAT