Dy nëna braktisin fëmijët e mitur në Vlorë, ja nga sa vjet burg rrezikojnë

Aktualitet

Dy nëna kanë braktisur fëmijët e tyre, të mitur. Nënat nga Vlora, në dy raste të veçanta, kanë kryer këtë akt, ndërsa sipas burimeve të Policisë Vendore, mësohet se u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për A. M., 28 vjeçe 28, banuese në Selenicë dhe G. H., 44 vjeçe, pasi akuzohen për “Braktisje e fëmijëve të mitur”.

Komisariati i Policisë Vlorë

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Më datë 09. 11. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasen A. M., vjeçe 28, banuese në Selenicë. Neni 124 i Kodit Penal.

Më datë 09. 11. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për vlerësim, për shtetasen G. H., vjeçe 44. Neni 124 i Kodit Penal.

Neni 124

Braktisja e fëmijëve të mitur

(Ndryshuar paragrafi I me ligjin nr. 8733, datë 24. 01. 2001)

Braktisja e fëmijës nën moshën 16 vjeç nga prindi ose personi që është i detyruar të kujdeset për të, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

Kur nga vepra është shkaktuar dëmtimi i rëndë i shëndetit ose vdekja e fëmijës, dënohet me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet.

ME TE LEXUARAT