‘Duhet ta kishe dekretuar’, Moisiu dhe Topi kundër Metës

Politikë

Në një lidhje telefonike në emisionin “Open” të Eni Vasilit në Top Channel, ish-presidenti Aleksandër Mosiu ka folur për vendimin e presidentit Ilir Meta për të mos e dekretuar gjeneral Sandër Lleshin, ministër të Brendshëm.

Moisiu ka thënë se do ta kishte dekretuar Sandër Lleshin po të ishte në vendin e Metës dhe ka dhënë si shembuj dy raste që është ndodhur në të njëjtën pozitë dhe sërish i ka dekretuar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Të njëjtën gjë deklaroi edhe presidenti Bamir Topi, i cili theksoi se kjo është shkelje e Kushtetutës.

“Unë do ta kisha votuar. Kam pasur dy raste dhe e kam votur sepse e njeh Kushtetuta dekreetimin. Rastet kanë qenë në qeverisjen e Nanos dhe Berishës. Pata vërejtje me dy nga ministrat nisur nga problematikat që ishin krijuar në atë kohë. Berisha e argumentoi pse ishte dakort të ishte me të në qeveri. I thash që nëse merrni përgjegjësi ju, në rregull”,- u shpreh Moisiu.

ME TE LEXUARAT