Doni të bini në peshë? Ndiqni këtë formulë të thjeshtë

Kliko per me shume info

Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës.

Madje ai luan rol kryesor në rënien në peshë.
Ja përse është një ide e mirë të hash të njëjtin mëngjes

Kliko per me shume info

Kur hani të njëjtin mëngjes, sidomos kur përfshini shumë nga vlerat ushqimore, ndërtoni një rutinë ideale për organizmin.

Mëngjesi duhet të ketë të përfshirë kos, të paktën një frut dhe perime si dhe arrorë e drithëra.

Pra nëse hani kos me tërshërë dhe fruta të stinës, vezë të përgatitura omletë apo dhe të ziera, si dhe bukë të thekur me mjaltë, kombinime të tilla janë të gjitha të shëndetshme.

Përsëritja e një rutine të tillë ndihmon metabolizmin dhe ruajtjen e një peshe të ekuilibruar.

Rastet kur ngënia e të njëjtit mëngjes është e gabuar
Përzgjedhja e ushqimeve është shumë e rëndësishme.

Ndodh që mëngjesi që ju konsumoni të jetë i gabuar.

Mos zgjidhni drithëra industriale, të cilat kanë sheqerna të shtuara apo dhe ngjyrues.

Një mëngjesi i tillë nuk është aspak i shëndetshëm.

Shumë njerëz konsumojnë më shumë karbohidrate, duke menduar se i japin më shumë energji gjatë ditës.

Kështu ata konsumojnë shumë bukë dhe brumëra dhe harrojnë ushqimet e tjera.

Por, sipas të dhënave të Agroëeb.org, proteinat janë ato që duhet të konsumoni më shumë në mëngjes.

Ushqimet me proteina janë vezët, kosi, produktet e bulmetit dhe peshku.

Po ashtu edhe gjiza përmban shumë proteina.

Proteina gjendet edhe në produkte me bazë bimore si arrorët, farat dhe bishtajoret.

Duke konsumuar më shumë proteina, pesha qëndron në nivelet e shëndetshme, si dhe do të shikoni se si do të humbisni kilogramët e tepërt./Agroweb

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.