Dilni nga shtëpia pa ngrënë mëngjes? Këto janë pasojat e parikuperueshme që po i shkaktoni trupit

Soft

Kur bëhet fjalë për shëndetin e zemrës, mëngjesi me të vërtetë mund të jetë ushqimi më i rëndësishëm i ditës. Studimet e reja tregojnë se njerëzit që pijnë vetëm kafe ose lëng në mëngjes kanë dy herë më shumë gjasa të zhvillojnë aterosklerozë, ose arterie “të bllokuara”, raporton The Guardian.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pas shqyrtimit të dietave të 4,052 burrave dhe grave të moshës së mesme, studiuesit zbuluan se ata që përgjithësisht hanin një mëngjes të lehtë ose e eleminonin vaktin, kishin më shumë pllaka në arteriet e tyre, se sa ata që hanin një mëngjes të mirë.

Ata gjithashtu kishin më shumë gjasa të ishin mbipeshë, të pinin duhan dhe kishin tension të lartë të gjakut. Bashkëautori Valentin Fuster, nga Mount Sinai Heart në Nju Jork, thotë se mungesa e vaktit të parë të ditës mund të prishë ritmet e trupit dhe të shkaktojë çekuilibra të tmerrshëm, duke i bërë njerëzit të hanë me tepri më vonë gjatë ditës.

Ai thotë:

Heqja dorë nga mëngjesi në vetvete nuk është problem. Problemi është ajo që hani pas”.

ME TE LEXUARAT