Detaje/ Si u bë atentati mafioz ndaj mikut të Shullazit

Aktualitet

Detaje të reja janë zbardhur disa orë pas atentati mafioz të bërë në Durrës, ku mbeti i vrarë Edison Harizaj, 39 vjeç nga Vlora.

Harizaj i njohur me disa pseudonime është qëlluar në kokë dhe ka humbur menjëherë jetën, ndërsa shoku i tij Genci Caca ka mbetur i plagosur rëndë dhe ndodhet në vdekje klinike.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Siç bëhet e ditur, 39-vjeçari Harizaj ishte duke udhëtuar me një automjet luksoz ‘Audi A8’ kur i ka prerë rrugën një tjetër makinë.

Në ‘Audi’ mësohet se ndodhet vetëm Harizaj dhe Caca, ndaj të cilëve është qëlluar me breshëri kallashnikovi.

Atentati ka ndodhur në një kthesë rruge në lagjen 13 të qytetit të Durrës, një zonë ku ulet shpejtësia e makinës dhe ku nuk ka pasur as ndriçim.

Edison Harizaj ka humbur jetën në vend, ndërsa Caca ndodhet në gjendje të rëndë.

Pak pas atentatit, policia ka gjetur 4 kilometra larg, në Shën Vlash automjetin e djegur i cili dyshohet se u përdor nga autorët.

‘Ishte zhurmë shumë trishtuese sepse nuk dëgjohen zhurma të atilla.

Mendova se mund të shpërthejnë mina, absolutisht që nuk e mendova ashtu.

Vetëm që fëmija dhe gruaja u trembën shumë’, është shprehur një banor duke folur për TvKlan.

ME TE LEXUARAT