Dashurohet me të renë nga Peshkopia, por 37-vjeçari shqiptar ka një pengesë të madhe

Soft

Dashuria është ajo ndjenjë që turbullon jo pak mendjen e njeriut.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në redaksinë e të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen, JOQ Albania, mbërrijnë çdo ditë mesazhe lidhur me çështje të zemrës.

E megjithatë vendosim të postojmë vetëm më pikantet pre tyre, disa direkt në Facebook, e disa të tjera si kjo e mëposhtme në web si artikull.

Historia në vijim i takon një djali 37 vjeç, i cili ndodhet në dilemë dhe mes dy “zjarreve”…

Qytetari shkruan:

Jam 37 vjeç dhe isha i martuar me një italiane, kemi një djalë 13 vjeç bashkë. Para disa vitesh njoha një vajzë tepër të re, e martuar edhe ajo.

Vajza është nga një zonë e Peshkopisë, ndërsa unë nga jugu.

Fillimisht kishim lidhje shoqërore, madje shumë të mirë, por me kalimin e kohës u dashurova me të.

Lidhja u kthye nga shoqërore në një lidhje dashurie dhe të gjitha këto ndodhën në rrjetet sociale.

Kalonim aq shumë orë bashkë duke biseduar sikur ishim adoleshentë, mendoj se ajo për mua është e duhura!

Kohët e fundit i kam kërkuar të ndahet nga burri dhe ta marr këtu në Itali të kalojmë jetën bashkë, por problemi është se ajo mendon për fëmijën e saj dhe s’do që ta rrisë pa baba. Ama ajo nuk është e lumtur me atë martesë.

Shumë nga ju ndoshta do të talleni dhe jam i vetëdijshëm që do të ketë edhe kritika.

Ajo që doja të dija dhe të jepnit një mendim është: A ja vlen të bësh një sakrificë aq të madhe vetëm që fëmija të rritet më babanë? Theksoj se ajo nuk është e lumtur, a do ishte më mirë të ndahej? Faleminderit!”

ME TE LEXUARAT